Hapësire reklamuese

Aktualitet

Babai kishte bërë kallëzim në polici, djali gjendet i vdekur ne mes të arës në Lushnjë, pas 5 ditësh

Shkruar nga Newsbomb

Një 35 vjeçar nga Lushnja është gjetur i pajetë, pesë ditë pasi babai i tij kishte bërë kallëzim në polici se ai ishte larguar nga shtëpia. Mikel Lici është gjetur pasditen e sotme i vdekur në një pjesë toke.

Policia thotë se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas deklarimit të babait, 35 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I riu Mikel Lici

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes "18 Tetori", Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu