Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1kmh
20 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
25 °
E enjte, 1 Qershor, 2023

Babai i vrau nënën me thikë/ Gjykata jep vendimin për fëmijën e mitur të çiftit shqiptar, ja kush do të kujdeset për 12-vjeçarin

Lajme të ngjashëm

Gjykata në Athinë ka vendosur që fëmija i mitur i  31-vjeçares, Anisa Shehu, e vrarë nga bashkëshorti, Florand Shehu, rreth një muaj më parë, t’i jepet në kujdestari prindërve të së ndjerës.

Në vendimin e saj gjykata vlerëson se kujdestaria i jepet gjyshërve nga nëna të 12 vjeçarit, pasi i babai dhe njëkohësisht edhe autor i vrasjes, konsiderohet si i rrezikshëm dhe me mungesë të plotë të aftësisë kujdesëse për djalin.

Shërbimi social i bashkisë Dhafni dhe psikologë do të angazhohen për edukimin dhe shkollimin e 12-vjeçarit.

Kujtojmë se e ndjera Anisa Shehu u vra nga bashkëshorti i saj, Florand Shehu disa javë më parë në shtëpinë e tyre në lagjen Dhafni, në Athinë.

Ai i mori jetën 31-vjeçares duke e qëlluar me thikën e kuzhinës, ndërsa shkaku sipas deklaratave të tij ishte xhelozia për bashkëshorten.  


Më shumë