Hapësire reklamuese

Aktualitet

Babai i Klodian Rashës tregon bisedën me Ramën: I thashë se nuk kërkoj lëmoshë dhe mëshirë, fëmijët i kam rritur me djersën e ballit

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh, Qazim Rasha dhe Klodian Rasha

Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha i cili mbeti i vrarë nga një efektiv i Forcave Shqiponja mëngjesin e 8 dhjetorit ka treguar pjesë nga takimi me kryeministrin Edi Rama.  

Kryeministri, Rama shkoi për ngushëllim te familja Rasha dhe në një rrëfim për "Klan Kosova", babai i të ndjerit nuk e ka pranuar pensionin, por ka kërkuar vetëm që e vërteta të zbardhet.

Ndërkaq, Qazim Rasha ia ka bërë të qartë se nëse do i lidheshin edhe 700 pensione do i dërgonte për fëmijët në nevojë.

“Kryeministrit i thashë: Kryeministër, unë jam kryetar i familjes, ti je kryetar i shtetit. Je ai që do i mbrosh si fëmijët e mi, njësoj si të tutë. Nëse ke ardhur për ngushëllim je i mirëpritur si çdo qytetar. Nuk kërkoj asnjë lloj lëmoshe, apo mëshire, se i kam rritë fëmijët me djersën e ballit. Shtetit nuk i kërkoj ndihmë, por dinjitetin e familjes sime. Nëse e mendoni si unë ju faleminderit. Unë nuk kam nevojë për para, por kam nevojë që çështja të zbardhet dhe të shërohet një pjesë e plagës.

"Nëse ju e ndjeni se jeni pjesë e fajit, ti vendos 700 pensione, unë sot e deklaroj jepja njerëzve të varfër, fëmijëve të sëmurë, të gëzojnë ata prindërit shëndetin e fëmijës së tyre," tha Qazim Rasha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu