Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Babai i Klodian Rashës dhe kryebashkiaku Veliaj mbjellin një pemë në Sheshin Skënderbej, i ati mesazh prekës: M’u përgjysmua dhimbja, emri i tij do mbetet…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1b71793d9e11ef97a7dc59c97fa3933c

Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë mbjellë sot një pemë ulliri në Sheshin Skënderbej. 25 vjeçari u vra nga një polic mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020.

“Ka qenë kënaqësi e madhe që ditën e parë kam deklaruar se Tirana është shpirti jonë, zemra jonë, krenaria jonë. Konsiderata, vlerat, respekti është i pamasë. Me gjithë respektin, falenderoj nga zemra që nga dita e parë, deri në ditën e 50 të sotme, të gjithë ata që kanë marrë pjesë në familjen time.

Jam i nderuar që sot mbillet kjo pemë. Të shërbej për brezat e ardhshëm. Të shërbej secili nga ne, ta vëmë një tullë. Tirana është krenaria jonë. Kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim secili nga një lule, jo ta dëmtojnë atë.

Besoj se do jetë i paharruar emri i djalit tim, por do jetë dhe shenja e dorës tate (i drejohett Veliajt), se djali juaj do krenohet për atë që keni bërë. Për Tiranën e për gjithçka”, u shpreh Qazim Rasha.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi babain e Klodiani, që pavarësisht dhimbjes së madhe diti të japë mesazhe bashkimi për të mirën e qytetit.

Më shumë

spot_img
spot_img