Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Babai i Kiarës feston ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Luizit për vjehrrin

Shkruar nga Newsbomb

Moderatorja Kiara Tito përmes një postimi në Instagram ka zbuluar se babai i saj sot feston ditëlindjen.

Moderatorja krah një foto e cila është nga takimi që pati me babain kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip 2, shkruan “Happy Birthday Dad”. Por përveç urimit të moderatores nuk ka munguar as urimi nga dhëndri i tij, Luizi.

Me natyrën e tij karizmatike ai ka postuar një foto të shkrepur nga një videocall që ka realizuar me babain e Kiarës, ku shkruan “Edhe 100 o vjehërr”.

Urimi i Luiz Ejllit per babain e Kiares

Kiara dhe Luizi janë një ndër çiftet më të përfolur të estradës shqiptare. Moderatorja dhe këngëtari u njohën në përiudhën kur të dy ishin banorë të shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 2” dhe që prej asaj kohe janë të pandarë nga njëri-tjetri.

Në Nëtor të vitit të kaluar çifti më i dashur nga publiku konfirmuan se shumë shpejt do të bëhen prindër. Luizi e zyrtarizoi shtatzaninë e partneres së tij nëpërmjet një këngë dedikim për beben e vogël që pritete të vijë në jetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese