Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Babai i ish-ministrit të Ramës në gjendje të rëndë nga Covid-19, Gent Cakaj bën thirrje për ndihmë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka lajmëruar se babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të infektimit me koronavirus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv.

Cakaj ka thënë se gjaku duhet të përmbajë mbi 50 antitrupa. Ish-ministri i Ramës ka lënë edhe të gjithë numrat e kontaktit, për ata që mund ta ndihmojnë.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!

Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!

Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!

Sinqerisht,

Genti

cakaj.png

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img