Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Babai i ish-drejtuesit të Veteranëve të UÇK përcillet për në banesën e fundit, Hysni Gucati ndodhet në burgun e Hagës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avdullah Gucati, babai i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, është varrosur sot me një ceremoni mortore ku kanë marrë pjesë me qindra njerëz, në fshatin Morinë të Skenderajt.

Vetë Gucati nuk merrte pjesë sepse ndodhet në burgun e Hagës, bashkë me veprimtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

albsig

spring

Gjykata Speciale në Hagë ditë më parë, ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me nga katër vite e gjysmë burg Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lajmi për vdekjen e bacit Avdullah, ishte lajm i cili preku thellë në zemrat dhe shpirtrat e familjarëve, miqve, shokëve dhe çdo qytetari të cilët e kanë njohur atë, jo vetëm në Drenicë por edhe me gjerë”, tha në ceremoni një i afërm i familjes.

Në aktakuzën ndaj Gucatit e Haradinaj, parashtrohet se midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë  të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm).

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img