Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Babai i hakerit shqiptar: S’kemi lidhje me ISIS-in, jemi pro SHBA-ve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Babai i hakerit shqiptar që është arrestuar se ka thyer sistemin kompjuterik duke vjedhur të dhëna të rëndësishme të zyrtarëve amerikanë thotë se djali i tij nuk ka të bëjë fare me ISIS-in.

Naim Ferizi, babai i Arditit nga Gjakova thotë se i admiron SHBA-të.

“Djali im është arrestuar më 15 shtator. Ky lajm që ka dalë sot në media na ka tmerruar si familje. Djali im mund të jetë gjenial në shkencat kompjuterike por nuk mundet të hyjë në sistemin e shtetit më demokratik dhe më të sigurt në botë për të marrë informacion. Jemi familje tradicionale shqiptare e shkolluar, jemi pro shtetit të Amerikës dhe çdo vit aplikojmë për Green Card.Pas arrestimit të djalit kemi kontaktuar dy herë me të dhe ka qenë e planifikuar që ai të lirohet, por mandej nuk e dimë çka ka ndodhë”, tha Naim Ferizi.

Ai komentoi edhe disa probleme të hershme të djalit të tij me policinë: “Është e vërtetë që djali im që nga mosha 15 vjeçare ka pasur probleme me polici për shkak se ka ndërhyrë në disa faqe interneti në Kosovë, por unë nuk besoj se ai është aq gjenial sa ta rrezikojë sigurinë kombëtare të Amerikës”.

LEXO EDHE:KUSH ESHTE HACKERI SHQIPTAR QE THEU SISTEMIN KOMPJUTERIK AMERIKAN, I DHA INFORMACION ISIS

Më shumë

spot_img
spot_img