Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Babai i Arbër Çekaj u kap me 49 kg kokainë në Durrës, zbardhet itinerarin i konteinerëve me banane, nga Ekuadori në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme në Portin e Durrësit, ku u gjetën 49 kile kokainë dhe në pranga ra Selim Çekaj, babai i Arbër Çekaj.

Bëhet me dije se Konteineri i kompanisë ‘Ecoalmax’ hyri në portin e Guayaquil të Ekuadorit në 18 shkurt 2021, u ngarkua në anije në 21 shkurt dhe më pas ndaloi  në Marok në 9 mars dhe u nis prej andej më 17 mars, raporton “report tv”.

Më pas anija ku ishte ngarkuar konteineri me banane e Selim Çekajt ndaloi në Pire të Greqisë në 23 mars dhe u nis prej andej më 28 mars. Konteineri ku u gjetën 49 kg kokainë u nis nga Pireu dhe në 30 mars u shkarkua në Durrës. Më 31 mars u bë dhe hapja e tij, ku u zbulua dhe sasia e kokainës e ndarë në 31 pako.

Kujtojmë që Selim Çekaj, administratori i kompanisë së bananeve “Ecoalmax”, është arrestuar sot nga Policia pasi gjatë një kontrolli në konteinerët që kishin mbërritur nga Ekuadori për llogari të kësaj fime, u gjetën 49 kg kokainë.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë. Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane.

Mesa duket, edhe pas arrestimit të të birit, familja Çekaj nuk është tërhequr nga aktiviteti kriminal. Skema që ka ndjekur babai i Arbër Çekaj, Selim Çekaj është e njëjta me atë që djali i tij ndoqi 3 vite më parë (Ne 28 shkurt 2018).

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img