Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Babai i Alvinit reagon pas lajmit se është shpëtuar nga kampi: Akoma jo, po presim...

Shkruar nga Newsbomb
Babai i Alvinit reagon pas lajmit se është shpëtuar nga kampi:
Afrim Berisha gjatë takimit disa minutësh me djalin e tij, Alvinin

Babai i 11-vjeçarit Alvin Berisha ka reaguar pas lajmit të përhapur në disa media se djali i tij është shpëtuar nga kampi famëkeq Al-Hol në Siri.

Sot u tha se Alvini u shpëtua falë ndërhyrjes së “Kryqit të Kuq Ndërkombëtar” dhe “Gjysmehënës Siriane”, por Afrim Berisha i cili ndodhet në Itali me dy vajzat e tij nuk e konfirmon.

Në një postim në Facebook ku miqtë e urojnë për lajmin e mirë, ai përgjigjet duke thënë se asgjë nuk është zyrtare.

“Akoma jo, presim,” shkruan ai në Facebook. Afrim Berisha thotë se janë në bisedime me ushtrinë kurde për të lejuar largimin e tij nga kampi.

Alvin Berishën e mori në Siri nëna e tij, gjatë thirrjeve që grupi terrorist ISIS bënte për rekturime rreth 5 vite më parë. Nëna e tij humbi jetën nga shpërtimi i një bombe dhe Alvini mbeti i vetëm në kampin e ish-luftëtarëve të ISIS pranë kufirit me Turqinë.

sdgwergweghe4.jpg

gwergg3ebg.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll