Një 52 vjeçar i ka dhënë fund jetës në Skrapar duke u vetëdjegur me benzinë. Mësohet se viktima është shtetasi Abaz Zylyftari.
Paraprakisht bëhet me dije se 52 vjeçari pasi ka dalë nga shtëpia, ka blerë një bidon me benzinë me të cilin ka lyer trupin dhe më pas i ka vënë flakën vetes. Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë konstatuar trupin e pajetë të Abaz Zylyftarit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
52 vjeçari ishte babai i 4 fëmijëve dhe prej kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor. Mësohet se kjo nuk është hera e parë që Zylyftari ka tentuar të kryejë vetëvrasje, pasi më herët kishte pirë një sasi pesticidesh, por me ndërhyrjen në kohë të mjekëve arriti të shpëtonte.
Sondazh
Poll