Hapësire reklamuese

Rajoni

Babai gjen pajetë 13-vjeçarin shqiptar, policia heton ngjarjen

Shkruar nga Newsbomb
Babai gjen pajetë 13-vjeçarin shqiptar, policia heton ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku është gjetur i pajetë një 13-vjeçar.

Bëhet me dije se është gjetur nga babai i pajetë 13-vjeçari. Ende nuk dihet se çfarë ka ndikuar që ka shkaktuar vdekjen e të miturit.

Rasti nga Policia po hetohet si vdekje e dyshimtë. Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fushë Kosovë 23.04.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.