Aktori i njohur dhe moderatori i emisionit ‘Fiks Fare’, Devis Muka është bërë baba për herë të dytë.
Muka dhe partnerja e tij Nertila Teme janë bërë prindër prindër të një djali, të cilin e ka quajtur Eidan.
Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë aktori me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa ndanë një foto të djalit të tij.
“EIDAN … mire se erdhe BIRI IM. Është bukur kur i dhuron jetë viteve, dhe jo vite jetës…”, ka shkruar ai ndërkohë që ka postuar një foto të vogëlushit.
Kujtojmë se Devisi dhe partnerja e tij Nertila Teme, kanë edhe një vajzë së bashku, me emrin Negin.