Hapësire reklamuese

Aktualitet

Baba Mondi takohet nesër me Papa Françeskun

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i bektashinjve shqiptarë, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, është nisur në një takim 2-ditor në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet edhe me Papa Françeskun.

Vizita historike ka për qëllim të forcojë më tej dialogun ndërfetar në një kohë që bota po përballet me sulme terroriste në emër të fesë. Analisti për Çështjet Fetare, Ferdinand Samarxhi, shprehet se kjo vizitë fuqizon dialogun fetar mes religjioneve dhe mbështet paqen në botë, raporton "Shqip". “Takimi me Papatin, më datë 10 maj dhe me Atin e Shenjtë Papa Françeskun më datë 11 maj, do të forcojë unitetin mes besimeve dhe religjioneve të ndryshme në dialogun ndërfetar, do të përcjellë atë vizion që Ati i Shenjtë Papa Françesku vlerësoi shumë dhe çmoi lart për kombin tonë.

Në Shqipëri, harmonia, toleranca, mirëkuptimi, janë më shumë, janë vëllazëri”, u shpreh Samarxhi. Ky është takimi i parë i Atit të Shenjtë me një lider të komuniteteve fetare të Shqipërisë në Romë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.