Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Baba i dy vajzave, ndërron jetë tragjikisht në vendin e punës shqiptari në Itali (EMRI-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1caeeb3e946ee3c8fedc5eb6b8db1cfd

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të papritur.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Besim Doçi 52-vjeç. Shqiptari punonte si saldator dhe ka humbur jetën në vendin e punës. Ai ka humbur jetën pak para pushimit të drekës.

Vdekja e tij u vu re nga përgjegjësi i ofiçinës vetëm pas pushimit të drekës, me rinisjen e punës. Ai njoftoi menjëherë urgjencën, por mbërritja e ndihmës mjekësore vetëm sa konfirmoi humbjen e jetës.

I lindur në Durrës, i ndjeri jetonte prej 25 vjetësh në Itali. Besim Doçi ka lënë pas gruan dhe dy vajza, 21 e 15 vjeç.

saldatori-485x600.png

Më shumë

spot_img
spot_img