Nga: Mikeljana Prenja
Ndërsa nxjerr shaminë blu nga xhepi i xhaketës të cilën nuk e ka hequr edhe pse temperaturat i kalojnë 40 gradët, Bahriu, më duket ai xhaxhai me të cilën bëja muhabet e i kërkoja të më tregonte sesi kanë punuar para viteve ’90.
Bahriu tashmë në moshë të thyer, fshin lotët, e pas këtij gjesti, nga një çantë e marr enkas me vete, nxjerr një album fotografik, ku faqe pas faqe, me shënimet përkatëse, të fut në botën e një të shkuare që nuk e harron pikërisht nga këto foto: punën në Azotikun e Fierit. Kushdo që e dëgjon sot fjalën Azotiku i Fierit, e ka harruar pse bëhet fjalë. Për 33 vite, askush nuk u kujtua të kthente sytë pas në kohë e të tregonte historinë.
Duhet treguar historia e 1500 burrave dhe grave, që me një energji të pashoq, duke punuar 24 orë në 24 orë pa u ndalur, sot e kësaj dite të thonë se “krijuan bukën për popullin”. Dhe në fakt kanë të drejtë. 5 kilometra në jugperëndim të qytetit të Fierit, aty ku është fusha e Drizës, (që dikur mbillej me pambuk) sot s’ka mbetur asgjë nga shkëlqimi i dikurshëm i ndërmarrjes së vetme shtetërore me rregull ushtarak. Apo siç njihej ndryshe, “uzina shkollë” me 27 repartet e saj të prodhimit. Për ta kuptuar më mirë duhet të kthehemi pas në kohë. Pas viteve ’60, qeveria komuniste po e kuptonte më mirë se duhet të mbahej me “forcat e veta”. Dhe për të arritur këtu, krahas planeve pesë vjeçare që mbushnin tabelat e emulacioneve me më të dalluarit, apo varnin medaljet në kraharorin e punonjësve, duhej të siguronin vetë bukën e gojës.
Për më shumë, lexoni revistën Newsbomb në versionin print, të cilën mund ta blini në çdo pikë shitje, në gjithë Shqipërinë.