Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Azerbajxhani dhe Armenia akuza për nisjen e luftimeve, BE kërkon armëpushim dhe çon të dërguar të posaçëm në kufi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Azerbajxhani dhe Armenia kanë nisur sot sulme dhe luftime të ashpra mes tyre, në zonën kufitare, me dy vendet që akuzojnë njëri-tjetrin se nxitës të konfliktit. Armëpushimi mes dy vendeve ishte arritur dy vite më parë, por është thyer këtë të martë.

Zyra e presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka thënë se forcat e vendit “parandaluan” ato që i përshkroi si “provokime” nga forcat armene përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. “Përgjegjësia e tensionit aktual i takon drejtpërdrejt udhëheqjes politike të Armenisë”, thuhej në deklaratën e lëshuar pasi Aliyev u takua me udhëheqjen e forcave të armatosura.

“Në takim u prezantuan raportet përkatëse. U deklarua se provokimet e kryera nga forcat e armatosura armene në kufirin e dy shteteve u parandaluan dhe u përmbushën të gjitha detyrat dhe detyrat përkatëse”, vijon deklarata, duke theksuar se forcat azere kontrollojnë tashmë situatën.

Armenia dhe Azerbajxhani hynë në luftë për rajonin e Nagorno-Karabakut në fund të vitit 2020. Enklava njihet ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por është i populluar me armenë etnikë që ose duan të shkëputen ose të bashkohen me Armeninë.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm i Armenisë Vahe Gevorgyan, ka akuzuar Azerbajxhanin se ka kryer një “ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë të nisur në kufirin e Armenisë, por edhe brenda territorit të Armenisë”.

“Instalimet ushtarake armene dhe gjithashtu infrastruktura civile ishin në shënjestër të Azerbajxhanit”, tha Gevorgyan për Al Jazeera nga kryeqyteti armen, Jerevan.

“Armenia ka qenë gjithmonë e interesuar në ndërtimin e sigurisë përtej kufirit me Azerbajxhanin dhe në disa raste Armenia ka propozuar të punojmë së bashku për të de-përshkallëzuar situatën atje dhe për të ndërmarrë masa sigurie dhe të ndërtimit të besimit”, shtoi ai. “Por ajo që po bën Azerbajxhani është pikërisht e kundërta.”

Nisur nga situata në zemër të Evropës, për shkak të luftës në Ukrainë por dhe për të ndalur në kohë konfliktin e sapo “rindezur” në kufirin azero-armen, Bashkimi Europian ka kërkuar armëpushim. Josep Borell ka bërë thirrje për një “ndërprerje të menjëhershme të armiqësive”.

“Është e domosdoshme që armiqësitë të ndalen dhe të ketë një kthim në tryezën e bisedimeve. Të gjitha forcat duhet të kthehen në pozicionet e mbajtura para këtij përshkallëzimi dhe armëpushimi duhet të respektohet plotësisht”, ka thënë Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Borell shtoi se një i dërguar i posaçëm i BE-së po nisej me nxitim në rajon “për të mbështetur de-përshkallëzimin e nevojshëm dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e dialogut të Brukselit midis udhëheqësve armenë dhe azerbajxhanas”.

Ministria e mbrojtjes e Armenisë ka akuzuar Azerbajxhanin se ka përdorur “artileri, mortaja, dronë dhe pushkë të kalibrit të madh” për të kryer sulme ndërkufitare në pozicione në dhe rreth disa qytete dhe fshatra, duke përfshirë Vardenis, Sotk, Artanish, Ishkhanasar, Goris, Jermuk dhe Kapan.

Më shumë


spot_img









spot_img