Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Avokatja e Shtetit: Becchetti kërkonte 1.2 miliard euro, 3 çështje i kemi rrëzuar plotësisht. Gjykatat shqiptare kanë nisur procedim penal për biznesmenin (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokatja e Shtetit Enkelejda Muçaj, ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve për proceset në të cilat Shqipëria është në gjyq në Gjykatat ndërkombëtare, shkruan newsbomb.al. Ajo është pyetur nga deputetët dhe për gjyqin me biznesmenin Francesco Becchetti.

Avokatja e Shtetit ka bërë me dije se gjykatat shqiptare kanë hapur ndaj biznesmenit një procedim penal i cili vijon ende. Muçaj ka dhënë një përgjigje të gjatë të cilën newsbomb.al e ka zbardhur në Komisionin e Ligjeve dhe e sjell më poshtë.

Sipas saj, Becchetti, shoqëritë e tij dhe familja kanë hapur në Gjykatat ndërkombëtare 4 procese kundër Shqipërisë, për 3 prej të cilave sipas saj pretendimet janë rrëzuar plotësisht. Ndërkohë, për padinë e fundit ku biznesmeni italian ka fituar 108 milion euro, tha se është e pabazuar pasi për këtë padi gjyqi është i hapur në Shqipëri.

Enkelejda Muçaj ka shpjeguar se paditë në gjykatat ndërkombëtare nga Becchetti dhe familjarët e tij, kanë nisur pikërisht pas qershorit të vitit 2015, kur ndaj këtij biznesmeni autoritete shqiptare kanë hapur procedim penal.

“Beccheti dhe familjarët kundër Shqipërisë, kanë hapur minimalisht në gjykatat ndërkombëtare pas qershorit 2015, pikërisht kur filloi dhe procesdimi penal ndaj tyre, 4 procese gjyqësore. 2 prej tyre para gjykatës së zgjdhjes së marrëveshjeve tregtare dhe 2 përpara gjykatës ndërkombëtare për zgjidhjen e marrëveshjeve mbi investimet”, tha Muçaj ndër të tjera.

Deklarata e Avokates së Shtetit në Komisionin e Ligjeve, zbardhur nga newsbomb.al:

Një grup çështjesh që lidhen me këtë person përbëjnë sfidën e Shqipërisë, në kuptimin gjyqësor prej vitit 2009 dhe këtej. Fillimisht organet tatimore, ato doganore dhe gjyqësore janë përballur me një problematikë që është iniciuar nga një veprimtari administrative që ka konstatuar shkelje të shumëfishta të kontrolluara nga ky zotëri dhe familjarët e tij.

Ka filluar një procedim penal në Shqipëri ndaj këtij zotërie dhe shoqërive të kontrolluara prej tij, i cili është akoma në shqyrtim, në shkallën e parë. Ky zotëri, shoqëritë e kontrolluara prej tij dhe familjarët, kanë ndërmarrë kundër Shqipërisë një fushatë intensive të përdorimit të gjykatave ndërkombëtare për të realizuar interesat që ne dhe gjykata i konsiderojnë të pabazuara.

Beccheti dhe familjarët kundër Shqipërisë, kanë hapur minimalisht në gjykatat ndërkombëtare pas qershorit 2015, pikërisht kur filloi dhe procesdimi penal ndaj tyre, 4 procese gjyqësore. 2 prej tyre para gjykatës së zgjdhjes së marrëveshjeve tregtare dhe 2 përpara gjykatës ndërkombëtare për zgjidhjen e marrëveshjeve mbi investimet.

Në 3 procese, 2 në gjykatën për marrëveshjet tregtare dhe 1 në gjykatën për investimet, Republika e Shqipërisë ka rrëzuar plotësisht pretendimet e këtij zotërie. Këto pretendime shkojnë në 1 miliard euro. Në një proces, në procesin e fundit, ku pala ripropozonte në gjykatë të njëjtat kërkime, nga fillimisht 1 miliard euro kërkim, i cili më pas arriti në 630 milion euro. Gjykata pasi rrëzoi këtë herë të gjitha kërkimet e palës, akordoi një vendim për një vlerë për 108 milion euro.

Këtë kërkim ne e konsiderojmë të pabazuar.

Janë marrë kërkesat për anulimin e këtij vendimi. Procedimin penal Gjykata e ka konsideruar ende pa mbaruar procesi në Shqipëri, si një shpronësim të padrejtë. Kjo na ka vendosur në një situatë komplekse në një anë, por dhe për zgjidhje në favor të Shqipërisë në anën tjetër.

Në leximin tonë kemi të bëjmë me një situatë delikate, të një personi që gjatë historisë së performancës së tij në raport me institucionet e Shqipëri por dhe me të tretët në vend, ka nevojë për performacë ne lidhjen me analizën për të cilën ndodhet para procedimit penal, por edhe në një konsideratë të mëtjeshme që lind nga një cënim i vazhdueshëm dhe i përdorimit të gjykatave për të cënuar interesat e Shqipërisë. Ne e konsiderojmë të paligjshme, siç vetë Gjykatat ndërkombëtare e kanë konsideruar dhe vet deri më sot.

Nga 1.2 miliard (euro) kërkime ndaj Shqipërisë, janë akorduar më pak se 100 milion euro. Prakitikisht, raporti i këtij zotërie me Shqipërinë për shkak të kërkimeve të tij, ka rezultuar të jetë i pabazuar.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img