Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Avokatja e infermieres Sidorela Çela i kërkon llogari Prokurorit: Ku janë HETIMET për doktorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

47190952902b8e0827377daa1f158939

Avokatja e infermieres Sidorela Çeles, Antoneta Sevdari, ka thënë se klientja e saj është e pafajshme.

Sipas saj Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, kur telefonat ishin të ndaluara.

Avokatja i ka kërkuar llogari prokurorit se përse nuk janë hetuar doktorët, pasi kjo çështje nuk mund të përfshijë vetëm pastrueset dhe infermierët.

Pjesë nga debati:

Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kaloj në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyre të paligjshme. Ku janë hetimet për doktorët. Pastruesja e paska fajin? Sidorela s’ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Urdhëri i ndalimit s’ka asnje provë.

Prokurori Valikaj: Policia gjyqësore kontaktoi me SPAKU-n dhe SPAK e kaloi tek Tirana. SPAK e njeh këtë dosje. Po të dojë, mund ta marrë direkt se pengojme ne. Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, ku telefonat ishin të ndaluara.

Avokati i Rukije Hoxhajt, Julian Mërtiti: Kush i ndalon telefonat, sanitarja apo drejtori. Përse nuk procedohet adiministrata. Njerëzit u hodhën nga ballkonet dhe vdiqën se nuk flisnin me familjarët.

Gjyqtarja: Cila nga ju infermieret i ka shërbyer znj. Liljana, vajza e të cilës pagoi 800 mijë lekë.

Sidorela: Nuk kam qenë fare!

Sheqeria: Nuk kemi asnjë lidhje se ishte tezja e Tires.

Mira Bushi: Se njoh fare nuk kam shërbyer në atë kat.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img