Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avokatja Arnida Çapi-medieve: Fshini lajmin ose në të kundërtën ju mposht në gjyq

Shkruar nga Newsbomb

Avokatja e njohur Arnida Çapi ka reaguar pas publikimit të disa fotove në portalet në Shqipëri dhe Kosovë. Në fakt, fotot janë publikuar fillimisht nga vetë Çapi në rrjetet sociale, por që sipas saj janë marrë pa autorizim.

Avokatja e konsideron gjithashtu të papranueshme vëmendjes që mediet i kushtojnë pamjes së saj të jashte dhe nuk merren me thelbin. Ajo ka kërkuar fshirjen e lajmit, në të kundërt do i dërgojë portalet në gjyq.

Reagimi i plotë i Arnida Çapit:

Pas nje bombardimi me “lajmet” nga mediat online, te cilat riprodhojne “lajmet” e njera tjetres, ku lajmi eshte titulli “Avokatja sexy” dhe foto private te miat, te marra dhe riprodhuara per publikun online pa pelqimin tim, dhe as aktuale por te sezoneve verore te viteve te kaluar, per fat te keq, akoma mendoj se jam nje individ qe jetoj ne nje shoqeri shume te prapambetur per nga respekti i te drejtave te njeriut, kudo, qe nga media, sistemi i drejtesise, politika, e deri te qytetari si konsumator, si ne aspektin e kerkimit te se drejtes ashtu edhe ne zbatimin e saj.

Nese merrni foto padrejtesisht, ju vidhni, e ja shisni “lajmin me seksi” atyre qe kane ne mentalitet se te jesh sexy eshte turp, apo perjashton individin nga vlerat e tjera morale apo intelektuale. Vazhdoni te shisni cdo lajm tuajin “me sex” per nje shoqeri qe akoma ka ngelur e pangopur ca nga komunizmi e ca nga injoranca qe nuk i ngop me asgje, por mua nuk mund te me demtoni pa te drejte imazhin, per ata qe nuk me njohin, ne nje kohe kur investoj e punoj cdo dite per imazhin tim si avokate profesioniste, qe nenkupton seriozitetin dhe aftesine. Nese jam sexy, apo si do qe te dukem, une nuk kam vendosur ta ve ne plan te pare te imazhit tim. Ne nje vend perendimor, te jesh sexy apo e bukur eshte sekondare, apo edhe vlere e shtuar. Me e pakta nuk paragjykohesh nga vula e injorances.

I detyrohem vetes, shoqerise, te reagoj keshtu, pasi qe ne momentet e formimit te karakterit tim kam patur nje parim: Raport te drejte me te verteten dhe mbrojtjen e saj, qe me coi ne pasionin tim per te studjuar ne drejtesi, per te cilen u diplomova studente e ekselences, dhe kjo vetem sepse besoj te merita dhe ne ngritjen personale permes aftesise profesionale. Kete vazhdoj te bej cdo dite, ku si cdo profesionist e di si sakrifikohen shume gjera e koha nga jeta personale per t’ju perkushtuar punes.

Dhe ndodh, sic ka ndodhur me pare me mua, edhe sot, qe padrejtesisht kjo media te marre ne kontroll imazhin tim, ne nje drejtim te ndryshem nga ai qe une kam vendosur per veten time, per te cilen vetem une kam te drejte ta bej.

Ne fund, i bej thirrje ketyre mediave, si pergjegjese per keto publikime, te terhiqen nga ato, pavarsisht klikimeve te marra. Ne te kundert, te gjitha ato klikime dhe cdo dem ndaj meje do te kthehet ne nje beteje gjyqsore, ku i garantoj, se nuk do te dalin te fituar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu