Pjesë nga deklarata e avokatit të Sali Berishës, para SPAK:
I kërkuam gjyqtares të jepte dorëheqjen. Ajo nuk u shpreh as Pro as Kundër. Ne kishim dorëzuar kërkesën me të gjitha provat, që zoti Berisha ka qenë kryetari i KLD në shkurt 1996 dhe gjyqtarja e çështjes është shkarkuar. Ne kërkuam të njiheshim dhe me kërkesën e prokurorit. Ajo që unë dua të denoncoj që ndryshimi i masës së sigurimit është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj. Çka tregon nevojën e SPAK për t'u hakmarrë, sepse është krejt e paparashikuar në ligj kërkesa e prokurorëve. Në asnjë rast nuk ka mbikëqyrje policore. Arresti i shtëpisë është detyrë e atij ndaj të cilit aplikohet. Kërkesa e SPAK është në banesë. Ne nuk kemi paraqitur kërkesë tjetër. Ne do paraqitemi nesër në seancë. Neve u kemi drejtuar disa pyetje, ku prokurori i SPAK tha unë nuk jap përgjigje në Kuvend sepse kjo është pjesë e procesit gjyqësor. Sot, përsëri hezitoi, vetëm dha nja dy përgjigje që nuk kishin lidhje.Sondazh
Poll