Hapësire reklamuese

Politikë

Avokati zbardh kërkesën e SPAK: Duan që policia të mbikëqyrë Sali Berishën në shtëpi!

Shkruar nga Newsbomb
Avokati zbardh kërkesën e SPAK: Duan që policia të
Genc Gjokutaj, një nga avokatët mbrojtës të Sali Berishës, është shprehur në përfundim të seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme se SPAK ka kërkuar ndaj ish-kryeministrit masë sigurie "Arrest në shtëpi" dhe me mbikëqyrje policore. Kjo, sipas Gjokutaj është një masë e papranueshme dhe e pambështetur në ligj, sepse Sali Berisha nuk përbën rrezik. "Ajo që unë dua të denoncoj që ndryshimi i masës së sigurimit është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj. Çka tregon nevojën e SPAK për t'u hakmarrë, sepse është krejt e paparashikuar në ligj kërkesa e prokurorëve. Në asnjë rast nuk ka mbikëqyrje policore. Arresti i shtëpisë është detyrë e atij ndaj të cilit aplikohet. Kërkesa e SPAK është në banesë. Ne nuk kemi paraqitur kërkesë tjetër", u shpreh avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca e radhës do të mbahet nesër, më datë 27 Dhjetor. Siç zbuloi vetë pala mbrojtëse, Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos kërkojë mbajtjen në burg të Sali Berishës, por "Arrest në shtëpi" me mbikëqyrje policore. Nëse kërkesa pranohet nga gjykata, atëherë një patrullë policie do të qëndrojnë 24 orë në derën e shtëpisë së Berishës. Lexo edhe: Shtyhet gjyqi për Sali Berishën, po nesër Gjykata e Lartë vendos dhe për vulën e PD Po ashtu, Genc Gjokutaj ka shpjeguar se si avokatë mbrojtës të ish-kryeministrit, ai dhe zoti Sokol Mëngjesi kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi, bazuar në pretendimin për konflikt interesi. Sipas Gjokutaj, në shkurt 1996, Berisha e ka shkarkuar Gjokën nga detyra.

Pjesë nga deklarata e avokatit të Sali Berishës, para SPAK:

I kërkuam gjyqtares të jepte dorëheqjen. Ajo nuk u shpreh as Pro as Kundër. Ne kishim dorëzuar kërkesën me të gjitha provat, që zoti Berisha ka qenë kryetari i KLD në shkurt 1996 dhe gjyqtarja e çështjes është shkarkuar. Ne kërkuam të njiheshim dhe me kërkesën e prokurorit. Ajo që unë dua të denoncoj që ndryshimi i masës së sigurimit është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj. Çka tregon nevojën e SPAK për t'u hakmarrë, sepse është krejt e paparashikuar në ligj kërkesa e prokurorëve. Në asnjë rast nuk ka mbikëqyrje policore. Arresti i shtëpisë është detyrë e atij ndaj të cilit aplikohet. Kërkesa e SPAK është në banesë. Ne nuk kemi paraqitur kërkesë tjetër. Ne do paraqitemi nesër në seancë. Neve u kemi drejtuar disa pyetje, ku prokurori i SPAK tha unë nuk jap përgjigje në Kuvend sepse kjo është pjesë e procesit gjyqësor. Sot, përsëri hezitoi, vetëm dha nja dy përgjigje që nuk kishin lidhje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese