Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Avokati tregon çfarë ndikoi në dënimin e Tahirit: Vendimi, precedent i rrezikshëm dhe për ministrat e tjerë. Kishte trysni nga…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i Saimir Tahirit thotë se ish-ministri i Brendshëm ishte i bindur që nuk do të dënohej.

Në “ABC News”, Dritan Jahaj solli në vëmendje se Tahiri në pesë vite nuk ka munguar në asnjë seancë dhe dha dorëheqjen për t’u përballur me drejtësinë, e më pas i bëri vetë kërkesë vetë prokurorisë që të sqarojë pozitën e tij.

Këto veprime sipas tij, duhej të shiheshin si masa lehtësuese që mund ta pengonin gjykatën që ta dënonte me burg.

Po ashtu, për avokatin Jahaj, vendimmarrja e Apelit të GJKKO që vendosi të dënonte ish-ministrin e Brendshëm me 3 vite e katër muaj burg, përbën një precedent shumë të rrezikshëm për gjithë ministrat që janë në qeveri dhe që kanë qenë më parë.

Kjo pasi sipas tij, Tahiri nuk është hetuar për shpërdorim detyre, por për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

“Argumenti që përmend gjykata, kanabizimi, pika e shpërdorimit të detyrës. Lazarati ka qenë aty, 20 vite dhe e luftoi Saimir Tahiri… Nëse do ta dënosh për shpërdorim detyre, duhet t’i tregosh çfarë ligji ka thyer. Kriminaliteti ka qenë dhe do të ekzistojë. Tregoji çfarë ligji ka shkelur? Cilat masa duhej të merrte Tahiri për rastin konkret? Edhe sikur t’u hyjmë rasteve të tilla, në asnjë vend të botës nuk mund të gjesh që një ministër të bashkëpunojë me grupe kriminale të strukturuara. Kjo është e pamundur që të vërtetohet.”

Për mbrojtjen e Tahirit, në vendim ka ndikuar edhe trysnia nga politika ndërkombëtare.

“Trysnia politike e ndërkombëtarëve është e lartë. Po të shohim reagimet e ndërkombëtareve, kur u dënua nga shkalla e parë dolën reagime të llojit ‘drejtësia nuk funksionon’. Tani, i njëjti vendim, Tahiri shkon në burg, drejtësia paska funksionuar.”

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm tha se përpos kërkimit të pafajësisë, një nga pikat e rekursit në Gjykatën e Lartë do të jetë edhe kërkimi i pezullimit të dënimit me burg.

Më shumë




spot_img








spot_img