Avokati Spartak Ngjela ka lënë të hapur mundësinë për rikthim në politikë, me partinë “Ligj dhe Drejtësi”.
Edhe pse nuk preferoi të jepte shumë detaje, Ngjela u shpreh se nuk ka një skemë të qartë, por rikthimi pritet për zgjedhjet e 2025. Në një intervistë televizive, ai tha se partia e tij është e deklaruar, pavarësisht se nuk është aktive gjithë kohës.
Pjesë nga intervista
Ju keni një parti politike “Ligj dhe Drejtësi”. E keni menduar rikthimin fuqishëm me aktivitet të plotë në politikë?
Spartak Ngjela: Do të shohim. Unë e kam vetëm parti të deklaruar, si parti elektorale. Nuk e kam aktive gjatë gjithë kohës.
Çfarë të bind dhe nuk të bind për këtë pjesë për shembull? Për këtë që ndodhi.
Spartak Ngjela: Ka shumë gjëra që njeriu nuk mund t’i thotë dot, sepse nuk mund të jetë i bindur për vërtetësinë. Kam një optikë që më thotë se nuk mund t’i pranosh shumë prej tyre. Mund të jem unë i gabuar, më kupton. Kam lirinë time.
Po, por një situatë e amullt siç është kjo në politikën shqiptare mund të shfrytëzohet nga palët e tjera? Nga ju përshembull ose palët e tjera.
Spartak Ngjela: Nuk është se nuk kam një skemë, por të shohim nëse do ta realizojmë ose jo.
Në vitin 2025?
Spartak Ngjela: Po.