Hapësire reklamuese

Rajoni

Avokati serb mban fjalën e dhënë, viziton varrezat e Jasharëve në Prekaz

Shkruar nga Newsbomb
Avokati serb mban fjalën e dhënë, viziton varrezat e

Avokati serb, Çedomir Stojkovi është një nga personat e rrallë që mbështet Pavarësinë e Kosovës.

Ai e mbajti fjalën e dhënë dhe shkoi në Prekaz, ku vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Duke folur për RTV Dukagjini, avokati theksoi se duhet të shikojmë për të ardhmen.

Kur Sanduloviq pranoi Pavarësinë e Kosovës unë isha i pari që përshëndeta këtë vendim. Është në interes të Serbisë që të njoh Pavarësinë e Kosovës. Serbia duhet t’i ndihmoj fqinjit të vet Kosovës për t’u bërë anëtare e OKB-së pasi është në interes që fqinji të bëhet i mirë. Askush nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”, tha ai.

Blerina është vajza 7 vjeçare që u vra pa mëshirë nga ushtrua serbe gjatë luftës në vitin 1998. Përveç saj, iu mor jeta padrejtësisht më shumë se 50 anëtarëve të familjes Jashari, ndër to edhe komandantit i UÇK-së, Adem Jashari.

Stojkoviq është i njohur gjerësiht si është avokati mbojtës i politikanit Nikolla Sandulloviq, i cili u dhunua barbarisht dhe më pas u arrestua për shkak të vizitës në Prekaz.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese