
Avokati serb, Çedomir Stojokoviç, ka deklaruar se Kosova është një vend europian, ndërsa Serbia një shtet i Putinit.
Në llogarinë e tij në “X”, avokati ka reaguar pas zbulimit të planit të qeverisë nga ana e ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, për miratimin e Kodit Civil gjatë vitit 2024, përmes të cilit do të mund të martohen personat e të njëjtës gjini.
Stojokoviç më tej është shprehur se Kosova qëndron në mbrojtje të komunitetit LGBTQ, ndërsa në Serbi, kryeministres Ana Brnabiç nuk i lejtohet të flasë asgjë lidhur me këtë temë.
“Kosova është një vend i qartë evropian. Serbia është vendi i Putinit. Europride u zhvillua në Kosovë pa asnjë problem. Në Serbi, Europride sigurohet nga ushtria dhe policia. Në Kosovë, ministrja e Drejtësisë qëndron në mbrojtje të komunitetit LGBTQ. Në Serbi, kryeministres lezbike nuk i lejohet të thotë publikisht asgjë për temën LGBT”, ka shkruar avokati serb.
https://twitter.com/FIGHT_4_RIGHT_S/status/1742622563988070787