Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Avokati Meçaj zbardh mbrojtjen e Doshit: Ja pse duhet të lirohet deputeti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbardhet kërkesa që avokati Vladimir Meçaj ka lexuar përpara trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë, ku ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij Tom Doshi. Avokati argumenton se urdhëri i prokurorit të përgjithshëm, është i paligjshëm.

“Ky urdhër i Prokurorit të Përgjithshëm, për ndalimin e deputetit Tom Doshi, është haptazi i paligjshëm dhe në kundërshtim të hapur me nenin 73 të Kushtetutës së Republikës, është në tejkalim të kompetencave që Prokurorit të Përgjithshëm i ka dhënë Kuvendi i Shqipërisë me vendimin e tij nr.39, datë 26.03.2015 dhe me vetë dispozitën e nenit 253 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në kërkesën e avokatëve të Doshit, përpara trupit gjykues të Gjykatës së Lartë.

Ai argumenton se nuk ka asnjë provë që Tom Doshi të mund të largohej, aq më tepër kur ruhej prej më shumë se dy javësh nga policia. “Theksojmë se deputeti Tom Doshi ka qenë vazhdimisht në dispozicion të organit të prokurorisë qysh në momentin që ka marre dijeni për regjistrimin e kësaj çështjeje, gjë që e ka deklaruar nëpërmjet mbrojtësve të tij me memon dërguar Prokurorit të Përgjithshëm në datën 23.03.2015. Po kështu, ai ka qenë nën mbrojtjen dhe shoqërimin e vazhdueshëm të policisë prej më shumë se dy javësh” argumenton avokati.

“Në këto kushte është absurde të mendohet se deputeti Tom Doshi mund ti shmanget hetimit. Eshtë për t’u theksuar se në urdhërin e ndalimit, prokurori, nuk parashtron asnjë provë për të vërtetuar shkaqet ligjore që përcakton kjo dispozitë ligjore por i referohet në mënyrë të gabuar kushteve që duhet të ekzistojnë për arrestimin e personit dhe jo për ndalimin e tij, ku përmend se qenia e tij e lirë përbën rrezik për marrjen ose vërtetësine e provës” thuhet në argumentimin e avokatit.

Lexo edhe:

Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpie” për Tom Doshin dhe Mark Frrokun

Vendimi i pazbardhur për Mark Frrokun: U dënua për plagosje në 2012, në Tiranë

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img