Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avokati i tij nuk shkon në gjyq për të disatën herë, Apeli i Posaçëm paralajmëron Shullazin: Do gjykoheni pa të drejtë mbrojtje!

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i tij nuk shkon në gjyq për të disatën herë,

Gjykata e Posaçme e Apelit ka paralajmëruar sot Emiljano Shullazin se do të përballet i vetëm me drejtësinë, pa avokat mbrojtës. Shkak është bërë mungesa e disatë e avokatit të tij në seancat për caktimin e dënimit.

Sot, ka qenë një nga seancat për dënimin e Emiljano Shullazit dhe mikut të tij Gilmando Dani, por përsëri ka dështuar sepse avokatët mbrojtës nuk kanë marrë pjesë. Edhe avokati i Danit ka ndjekur të njëjtën rrugë si avokati i Shullazit, duke mos u paraqitur për gjyqin.

Pesë anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit janë dënuar me 55 vite burg për disa vepra penale, si "grup kriminal", "përvetësim pasurie", "kërcënim", etj. Edhe pse janë shpallur fajtor që në vitin 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda, vendimi nuk ka marrë ende formë të prerë sepse ata kanë ankimuar në Apel.

Tre vite më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Emiljano Shullazin dhe e dënoi me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet secili dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Në më të shumtën e rasteve avokatët mbrojtës kanë munguar, e në disa raste gjyqtarët janë zëvendësuar për shkak të konfliktit të interesit. Por këtë herë, duket se Apeli i Posaçëm nuk ka pranuar të vazhdojë më "lojën" me shtyrjen e gjyqeve, duke paralemëruar drejtpërdrejt të dënuarit.

Trupa gjykuese i ka bërë të ditur Emiljano Shullazit dhe Glimando Danit se do të përballen të vetëm me drejtësinë, nëse avokatët e tyre mungojnë në seancë. Në këto kushte, dy të dënuarit duhet të mbrohen vetë para togave të zeza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu