Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

Avokati i Tahirit: Prokuroria s’ka asnjë provë, është dosja e Katanias

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Maks Haxhia, avokati i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i përgjigjet akuzave të gazetarëve në studion e emisionit “Opinion” lidhur me faktet e prokurorisë në dosjen për Tahirin.

Haxhia tha se prokuroria shqiptare nuk ka asnjë provë që fakton lidhjen e Tahirit me grupin e trafikut të drogës Habilaj. Sipas Haxhisë, pjesa më e madhe e dosjes Tahiri është e përbërë nga materiale të Prokurorisë së Katanias, prokurori që e shpalli të pafajshëm ish ministrin.

“Në të gjithë materialin e dosjeve, nuk ka absolutisht asnjë provë që të tregojnë se me veprimet apo mosveprimet të ketë ndihmuar, favorizuar apo të ketë qenë pjesë e një grupi kriminal. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt që implikon zotin Tahiri. Prokuroria nuk ka guxim, sepse prokuroria po ecën me standartin çoje sa më lart stekën që të mbetet diçka. Prokuroria duhe të kishte pushuar çështjen, i gjithë materiali është ajo e prokurorisë së Katanias që e deklaroi të pafajshëm. I gjithë materiali që është aty, është një garniturë por baza është Italia”, deklaroi Avokati Haxhia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img