
Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri, ka hedhur akuza të forta për mënyrën sesi u mor vendimi për dënimin e klientit të tij.
Ai tha se është i bindur se ka ndodhur diçka në Dhomën e Këshillimit ku u mblodhën gjyqtarët për të marrë vendimin. Sipas tij, ata që ndikuan për këtë vendim i kanë dalë të keqes përpara, pasi e dinë se në Gjykatën e Lartë Tahiri do të shpallet i pafajshëm.
“Ka ndodhur diçka në Dhomën e Këshillimit kur u mblodhën për të marrë vendim. Ne nuk e prisnim atë vendim. Prisnim maksimumin të linin në fuqi vendimin e shkallës së parë. Unë mendoj dhe e kam të provuar se ata që ndikuan, i dolën të keqes përpara, pasi e panë se perspektiva e çështjes në Gjykatën e Lartë do të ishte pafajësia”, tha ai në Opinion.
Avokati tregoi se Gjykata jka bërë edhe një gafë, pasi ka rënduar dënimin e Saimir Tahirit edhe pse Prokuroria nuk e kishte ankimuar vendiumin për akuzën “shpërdorim detyre”, akuzë për të cilën u dënua ish-ministri.
“Gafa më e madhe që është bërë në këtë proces është kjo: Kur bën ankim i pandehuri dhe nuk bën ankim pala tjetër që ishte prokurrori, Gjykata nuk mund të bëjë rëndim të dënimit. Ankimi në Apel nga ana e Prokurorisë nuk është bërë për shpërdorim detyre”, u shpreh avokati.