Hapësire reklamuese

Politikë

Avokati i Popullit, Rama-opozitës: Nuk votojmë kandidatin e vulës së PD, e keni ulur shumë standardin! Deputetët janë të lirë të votojnë për kë të duan

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i Popullit, Rama-opozitës: Nuk votojmë kandidatin e vulës

Maxhoranca nuk do të mbështesë asnjë kandidat të opozitës për Avokatin e Popullit. Këtë e tha në seancën e sotme plenare kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si dhe e rikonfirmoi kryeministri Edi Rama.

“Është kandidati Ledio Braho të cilin ne nuk do e mbështesim. Është edhe një kandidat tjetër, Altin Goxhaj që ka mbështetjen e Saliut. Mjafton firma e Saliut për të mos u marrë fare në konsideratë kandidatura e këij të dytit. Gënjyet këtu sepse Grupi Parlamentar i PS ka komplet tjetër qëndrim. Për ne, të treja kandidaturat janë të shkëlqyera. Ne vlerësojmë të gjithë integritetin moral, profesional, ju jeni mësuar që ia fusni gjithë jetës kot. Ja futët edhe sot kot”, deklaroi Balla.

Ndërsa kreu i qeverisë tha se ndonëse nuk ka një vendim politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, PS nuk do të votojë për “avokatin e vulës së PD-së”.

Lidhur me votimin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se do të jetë një votim i lirë, ku çdokush do të vendosë sipas dëshirës.

Opozita është ankuar për mënyrën se si do të votohet Avokati i Popullit dhe anëtari i GJK, përmes një flete të vetme votimi dhe me votim të fshehtë. Kjo sipas Enkelejd Alibeajt bëhet për të çuar në Gjykatën Kushtetuese përmes metodave korruptive, Dvoranin.

“Është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, me kapje, me kriminela është bërë buka e përhershme e çdo fjalimi, por edhe njëherë tjeër e vërteta është krejt ndryshe. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka vendimarrje të unifikuar politikisht ne marrim vendime. Keni dëgjuar ju të marrim ne ndonjë vendim për ndonjë figurë që vjen këtu nga ana e drejtësisë? Kjo është një fantazi. Është si puna e asaj offshore, ti e di që je offshore por unë nuk ta provoj dot, se offshoret janë bërë për t’u fshehur, dhe ti je fsheshur. Ne nuk e kemi problem t’ua themi në sy atë që kemi vendosur, nëse do të kishim një vendim për një kandidat, do t’ua thoshim në sy. Ky është vendimi jonë. Ne nuk e kemi një vendim të tillë. Sa i përket avokatit të PD, mbajeni se do ju duhet, por nuk mund ta bini këtu ta votojë PS-ja për Avokat Populli. Nuk kemi sjellë këtu ndonjë avokat të partisë tonë, që e kalon jetën duke bërë gjyqe të kundërshtarit. Si do vini ju këtu? Sillni një avokat të PD-së që s’ka lënë gjyq pa humbur me ne dhe doni ta votojmë për kadidat të avokatit të Popullit. Kaq keq jeni katandisur? Kaq poshtë ka rënë standardi? S’mbeti asnjë kandidat tjetër përveç avokatit të vulës? Sa i përket votimit tjetër, është votim i lirë i secilit. S’e kemi kurrë ne problem t’u themi ju çfarë duam të bëjmë. Në këtë rast, kjo është thjesht dhe vetëm një fantazi. Nuk kemi marrë asnjë vendim politik për këtë. Për çfarë arsye në botë duhet t’u japim llogari juve, se për kë duam të votojmë ne”, deklaroi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu