Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Avokati i Popullit publikon të dhënat SHQETËSUESE, ja sa të mitur u shoqëruan në polici gjatë protestës

spot_img

Lajme të ngjashëm

0bb879654d6714bd003cec5356ee2819

Avokati i Popullit  ka bërë me dije se nga protesta e datës 12.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 49 persona, nga të cilët 24 prej tyre janë të mitur.

Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 12.12.2020 janë shoqëruar 6 persona, nga të cilët 1 prej tyre ishte i mitur. Në veprimet procedural të kryera me shtetasin e mitur, rezultoi se nuk janë respektuar parashikimet dhe standardet e legjislacionit lidhur me praninë e përfaqësuesit ligjor e psikologut, si edhe vendit të marrjes në pyetje

Ndërkohë me datë 11.12.2020 nga 133 persona të shoqëruar një ditë më parë në komisarit 36 persona kanë qenë të mitur, të cilët janë lënë të lirë pas verifikimit.

Ndër të tjera në këtë reagim thuhet se një pjesë e të shoqëruarve për shkak të mungesës së ambienteve  janë transferuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin nr.2, u deklarua se ishin transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, për shkak të mungesës së kapaciteteve në Tiranë.

Reagimi i plotë:

Avokati i Popullit ka vijuar punën në terren duke monitoruar nga afër protestat e dy diteve të funduit, si edhe situatën pas përfundimit të protestave, duke kryer inspektime dhe vizita në komisariatet e kryeqytetit.

Nga të dhënat paraprake të inspektimit, si dhe të intervistave dhe ankesave të mbledhura nga përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit rezulton situata në vijim:

Më datë 11.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 133 persona, nga të cilët 36 të mitur. Të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre.

– Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 11.12.20 janë shoqëruar 26 persona, nga të cilët 7 të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 7 persona, por asnjeri prej tyre nuk ishte i mitur. Në total në momentin e kryerjes së inspektimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë gjendeshin 33 persona të arrestuar, një numër ky i lartë krahasimisht me kapacitetet përkatëse, veçanërisht në kushtet e nevojës për të garantuar distancimin për shkak të emergjencës shëndetësore.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.1, në datën 11.12.2020, janë shoqëruar 27 persona, ndër të cilët nuk ka pasur persona të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 7 persona.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.3, në datën 11.12.2020, janë shoqëruar 22 persona, nga të cilët 5 të mitur të cilët ishin lënë të lirë më pas. Në gjendje arresti kishin kaluar 3 persona.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.2, në datën 11.12.2020 janë shoqëruar 54 persona, nga të cilët 24 të mitur të cilët ishin lënë të lirë më pas. Në gjendje arresti kishin kaluar 8 persona, 7 prej të cilëve gjendeshin në ambientet e Komisariatit nr.2.

Shumë nga të arrestuarit e një dite më parë që gjendeshin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin nr.2, u deklarua se ishin transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, për shkak të mungesës së kapaciteteve në Tiranë.

– Në komisariatin e Policisë Nr.6, në datën 11.12.2020 janë shoqëruar 4 persona, ndër të cilët nuk ka pasur persona të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 3 persona dhe ishin transferuar në Komisariatin e Policisë nr.3, ndërsa 1 person ishte lënë i lirë. Në momentin e kryerjes së verifikimeve nuk gjendej asnjë person i shoqëruar në këto ambiente.

Ndër personat e arrestuar, dy prej tyre kanë pretenduar se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme; disa të tjerë se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë.

Nga personat e intervistuar pati pretendime për veprime të dhunshme nga ana e policisë, si edhe ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë. Dy prej tyre kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë (janë qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil dhe njërit prej tyre një punonjës i veshur civil i ka marrë dhe thyer celularin me të cilin po filmonte protestën; një person ka pretenduar se dy punonjësit e policisë që e kanë marrë në pyetje e kanë goditur me shuplakë dhe grusht në fytyrë kur ai nuk ka pranuar të nënshkruajë proceverbalin e marrjes në pyetje. Një prej tyre pretendoi se është goditur në kokë nga punonjës të policisë në çastin që është ndaluar, por nuk pati ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë.

Nga protesta e datës 12.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 49 persona, nga të cilët 24 të mitur, si më poshtë.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 12.12.2020 janë shoqeruar 6 persona, nga të cilët 1 prej tyre ishte i mitur. Në veprimet procedural të kryera me shtetasin e mitur, rezultoi se nuk janë respektuar parashikimet dhe standardet e legjislacionit ludhur me praninë e përfaqësuesit ligjor e psikologut, si edhe vendit të marrjes në pyetje. I mituri pohoi për përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit se qenë në proteste si kalimtar dhe më pas ishte shoqeruar nga policia, por nuk ndaj tij nuk ishte ushtruar dhunë.

Në Komisariatin nr.1 ishin shoqëruar gjithsej 7 persona nga të cilët 3 ishin të mitur. Të gjithë personat e shoqëruar ishin lënë të lirë pas kryerjes së procedurave.

Në Komisariatin nr.2 ishin shoqëruar gjithsej 25 persona, nga të cilët 16 ishin të mitur. Të gjithë personat e shoqëruar ishin lënë të lirë pas kryerjes së procedurave.

Në Komisariatin nr.3 ishin shoqëruar gjithsej 8 persona, nga të cilët 4 ishin të mitur. Një prej personve të mitur, ka deklaruar për përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike në momentin e kapjes, nga punonjësit civilë.

Në Komisariatin nr.4 ishin gjithsej 3 të shoqëruar, nga të cilët një i mitur. Nuk kishte shenja apo pretendime për dhunë.

Në Komisariatin nr.5 nuk kishte persona të shoqëruar. Aty gjendej i shoqëruar vetëm një person i transferuar.

Në komisariatin nr. 6 nuk kishte persona të shoqëruar.

Avokati i Popullit mbetet në ndjekje konstante të situatës dhe do të përditësojë qëndrimet e tij edhe në vijim, sikurse që nga dita e parë.

Më shumë

spot_img