Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Avokati i Popullit kërkesë Qeverisë: Të rritet mbështetja për të prekurit nga Covid-19, numri i përfituesve ka qenë i ulët krahasuar me shkallën e infektuar nga virusi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3ea8fa360f2c8e3340c3950c0fa233df

Avokati i Popullit i ka kërkuar Qeverisë që të ndërmarrë hapa të shpejta për t’u mundësuar qytetarëve të prekur nga Covid-19 mbështetje të mjaftueshme.

Në nje postim në rrjetet sociale thuhet se edhe pse është miratuar një Vendim i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e paketës së trajtimit COVID-19 ambulator në banesë të  personave të diagnostikuar me COVID-19”, numri i përfituesve ka qenë tepër i ulët.

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësië që të marrë masave të menjëherëshme për zgjerimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19

E plotë:

AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON RRITJEN E MBËSHTETJES PËR QYTETARËT E PREKUR NGA COVID-19

Avokati i Popullit i ka kërkuar Qeverisë të ndërmarrë hapa të shpejtë për t’u mundësuar qytetarëve të prekur nga Covid-19 mbështetje të mjaftueshme dhe pa diskriminim me barna dhe shërbim shëndetësor, konform ligjeve në fuqi.

Institucioni vëren se ndonëse në nëntor të vitit të kaluar është miratuar një Vendim i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e paketës së trajtimit COVID-19 ambulator në banesë të  personave të diagnostikuar me COVID-19”, numri i përfituesve ka qenë tepër i ulët krahasuar me shkallën e gjerë të prekjes së popullatës nga kjo sëmundje pandemike.

Në një rekomandim adresuar Ministrisë së Shëndetësisë, Avokati i Popullit ka kërkuar marrjen e masave të menjëherëshme për zgjerimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19, duke përfshirë në të analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike për diagnostikim dhe monitorim të ecurisë klinike të pacientit.

Avokati i Popullit ka kërkuar po ashtu garantimin e ofrimit pa asnjë diskriminim të shërbimit shëndetësor, duke përfshirë si kategori përfituese edhe individët të diagnostokuar me Covid -19, për periudhën Mars-Nëntor 2020.

Në një tjetër pikë, institucioni më i madh i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend, ka kerkuar nga  autoritetet shëndetësore për garantimin e ofrimit pa asnjë diskriminim të shërbimit shëndetësor – paketë barnash, duke mos e kufizuar atë vetëm për pacientët e konfirmuar pozitivë me tampon nga institucionet shëndetësore publike por duke e ofruar atë për të tërë pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje infektive pavarësisht mënyrës së kryerjes së ekzaminimit apo institucionit shëndetësor kur është kryer ai.

Në informacionin e marrë zyrtarisht nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lidhur me numrin e pacientëve përfitues për periudhën 19.11.2020 deri në datë 31.01.2021 rezulton të jenë ekzekutuar 2988 receta me rimbursim. Ndërkohë që numri real i personave të prekur me Covid 19 dhe bërë publik çdo ditë nga MSHMS: për periudhën 19 Nëntor 2020 deri në 31 Janar 2021 është 47 982 persona, pra mesatarisht 648 të prekur në ditë. Ndërsa ky numër deri në dt.10.03.2021, është 85 406 persona. Pra nga sa rezulton konstatohet se numri i përfituesve është jashtëzakonisht i vogël në raport me numrin e të infektuarve.

Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendje se mbrojtja e shëndetit dhe e drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë e mbrojtur jo vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shiqipërisë dhe aktet ligjore në RSH, por edhe nga një sërë aktesh ndërkombëtare në të cilat vendi ynë ka aderuar, të tilla si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Karta Sociale Evropiane, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, etj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img