Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Avokati i njohur komenton të shkuarën “komuniste” të kreut të SPAK dhe foton e prokurorit me Ulsi Manjën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i njohur Spartak Ngjela komenton dy zhvillime të fundit lidhur me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lidhur me të shkuarën si prokuror gjatë viteve të fundit të komunizmit, të kreut të SPAK Arben Kraja, Ngjela tha se ai ka hetuar në bazë të ligjit për shkelje kufiri. “Nëse do të ishte i përfshirë në probleme politike, atëherë do ishte problem”, u shpreh Ngjela në Ora Neës.

Ndërsa për foton e prokurorit të SPAK Altin Dumani në shoqërinë e deputetit të PS-së Ulsi Manja, Ngjela tha se diçka të tillë e shesh si normale, pasi Manja është kryetar i Komisionit të Ligjeve.

“Ka kaluar vetingun, këto mund të jenë broçkulla, ka kaluar vetingun mbyllet historia. Varet se çfarë ka hetuar. Në një vend thoshte që ka hetuar shkelësit e kufirit, punë e madhe, shkelësit i ndalon ligji jo hetimi. Po të kishte probleme politike është tjetër gjë.

Ulsi Manja është kryetar i komisionit të ligjeve, patjetër që do i takojë. Unë di një gjë që këta i drejton SHBA, politika ndërkombëtare, jo këta. A e keni parë se çfarë kontrolli ka SPAK? Leri akuzat nga opozita janë të tremburit”, deklaroi Ngjela.

Më shumë

spot_img