Avokati Tomë Gashi teksa komentonte vrasjen tagjike të Liridona Ademajt, tha se Naim Murseli mund të shpëtojë burgut edhe nëse vërtetohet që ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Krimi i rëndë ende mbetet i paqartësuar, madje ende nuk dihet shkaku që shtyu Naim Murselin të skenonte vrasjen e bashkëshortes me të cilën kishte edhe dy fëmijë.
Avokati Tomë Gashi tha se nëse shpallet i fajshëm, ai rrezikon nga 10 vite burg deri në burgim të përjetshëm.
“Ekziston dhe dyshimi që Naimin mund ta kenë detyruar ta kryejë këtë veprim ndaj personit me të cilin ka krijuar familje prej 6 vitesh. Naimi tani rrezikon nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm. Por edhe bashkëpunëtorët e tij, rrezikojnë të njëjtin dënim. Është e trishtueshme nëse ai ka qenë i përfshirë në vrasje.
Mendoj se avokatët e tij, do bëjnë kërkesë për kontroll psikologjik të tij, këtë do duhet ta kishte bërë prokuroria vetë që më parë, për të parë se si është shëndeti i tij mendor dhe sa ka ndikuar për këtë ngjarje. Do duhet të hetohet edhe jeta e tij e shkuar, se mund të zbulohen detaje. Megjithatë, doli ky normal apo jo, ka krijuar një situatë të rëndë që truri i një njeriu normal nuk e logjikon dot si arri nderi në këtë pikë. Do duhet të mësohet arsyeja, motivi pse u krye kjo vrasje.”– tha avokati.