Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avokati i kontrollorëve të Rinasit: Rreth 24 të shoqëruar, 4 prej tyre u lanë të lirë

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i kontrollorëve të Rinasit: Rreth 24 të shoqëruar, 4

Avokati i kontrollorëve të “AlbControl”, Rezart Kthupi ka dhënë detaje në një prononcim për media në lidhje me shoqërimin e kontrollorëve të Rinasit në Polici.

Kupthi u shpreh se në polici janë shoqëruar 24 persona, prej të cilëve katër janë lënë të lirë pasi janë marrë në pyetje.

Sipas tij, kontrollorët kanë dëshmuar për situatën në fjalë, që çoi në pezullimin e fluturimeve ajrore në aeroportin e Rinasit.

“Janë shoqëruar rreth 24 kontrollorë. Janë shoqëruar mbrëmë në 12:00 të natës. Një pjesë e të shoqëruarve janë marrë nga hoteli pranë Albcontrol ku ndodheshin dhe të tjerë që janë thirrur në mënyrë telefonike dhe janë paraqitur në mënyrë vullnetare. Nga këta 24, 4 sapo kanë dalë nga policia. Sipas atyre që kanë dalë, kontrollorët janë marrë në pyetje. Kanë dhënë shpjegim për situatën. Për këta të katërt që kanë dalë, nuk ka akuza të ngritura.

Është një gjë që të gjithë kontollorët të dalin do flasim. Në rastin e kontrollorëve që kërkon për ta futur në “shpërdorim detyre”. Është i pavarur nga shteti shqiptar, nuk janë në administratë që të lidhen me këtë akuzë,” tha ai ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll