Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Avokati i Kadri Veselit: Gjykimi për ish-krerët e UÇK mund të zgjasë 5 deri në 7 vjet

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i Kadri Veselit: Gjykimi për ish-krerët e UÇK mund

Sipas Ben Emersonit, avokat i Kadri Veselit, procesi gjyqësor ndaj ish-liderët e UÇK-së mund të zgjasë 5 deri në 7 vjet.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë shfaqur sot në konferencën e radhës mbi ecurinë e çështjes.

Avokati i Veselit ka akuzuar Prokurorinë se po e zvarrit procesin dhe që po shkakton pengesa.

“Nuk e kam për detyrë të detyrojë prokurorinë të sillet ashtu siç duhet, por e kam detyrë ta mbrojë klientin tim, të fillojmë me çështjen në kohën e duhur. Nuk shohim gatishmëri nga Prokuroria për t’i dhënë ecuri këtij procesi. Mbrojtja nuk ka më çfarë të bëjë.

Është Prokuroria ajo që po shkakton pengesa sepse nuk e dinë cilët dëshmitarë do të dëshmojnë. Do t’i vendosin në listë për të dhënë dëshmi dhe t’ua japin gjysmën e kohës për t’i bërë rrëfimet e tyre. Kjo nuk është Prokurori profesionale. Ju ftoj të caktoni afat, të paktën 7 ditë para konferencës së ardhshme për listat e dëshmitarëve”, deklaroi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll