Hapësire reklamuese

Politikë

Avokati i Berishës, Gjokutaj: SPAK nuk shkoi qëllimisht herën e parë në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i Berishës, Gjokutaj: SPAK nuk shkoi qëllimisht herën e

Genc Gjokutaj përfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit Sali Berisha ka akuzuar SPAK se nuk ka shkuar qëllimisht në Kuvend për të kërkuar leje për masat e sigurisë ndaj kryeopozitarit.

Sipas Gjokutaj çdo gjë ishte e planifikuar dhe SPAK ka vepruar me qëllim në këtë mënyrë.

“Nuk ka ndodhur në historinë e drejtësisë shqiptare me dy masa shtrënguese në një çështje. Dy masa shtrënguese nuk bëjnë sens, sepse këto të dyja mbivendosen në mënyrë të çuditshme mbi njëra tjetrën. Duke ditur qëndrimin e Sali Berishës, jo sot por në kohë, qëndrimet e tij politike, unë mendoj se masa e ndalimit ‘detyrim paraqitje’ dhe ata e dinin reagimin e z. Berisha dhe u ka shërbyer, sepse ata nuk mund të vendosnin menjëherë ‘arrest në shtëpi’ dhe ishte ‘non sens’ dhe është bërë një kurth, që Sali Berisha të mos paraqitej dhe pastaj për të agravuar situatën.”

Gjokutaj tha se nëse do të donin të bënin arrestimin e Berishës, që në fillim përgjegjësia do të ishte e SPAK, por duke ndjekur këtë mënyrë përgjegjësinë duket se ja kalojnë sjelljes së Sali Berishës.

“Nëse ata do të bënin arrestin që në fillim, përgjegjësia do të ishte e tyre. Sot ata kanë bërë një hile. Ta fillojmë me detyrim paraqitje, Berisha nuk do të shkojë sepse ai do ta konstatonte antikushtetueshmërinë. Ata enkas nuk kanë shkuar në Kuvend herën e parë, për të përftuar këtë qëndrim të Sali Berishës dhe herën e dytë kanë vajtur me shtrëngim mase, sepse thjeshtë dhe vetëm kanë thënë se nuk ka respektuar masën e sigurisë. Për të kaluar përgjegjësinë nga vetja tek Berisha", - tha Gjokutaj ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese