Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Avokati i Berishës, Gjokutaj: Gjykata Kushtetuese sot ka bërë një gafë juridike

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i Berishës, Gjokutaj: Gjykata Kushtetuese sot ka bërë

Avokati i cili ka përfaqësuar prej fillimit ish-kryeministrin Sali Berisha, Genc Gjokutaj pas vendimi sot, tha se Gjyakata Kushtetuese ka bërë një gafë juridike dhe një vetëvrsje për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të PD-së.

Gjokutaj, i ftuar në emisionin Task Force, e quan vendimin unikal në histori dhe ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim anti-kushtetues.

"Ne e ngritëm me forcë që Kuvendi ta shtynte seancën ose ta pezullonte deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet në lidhje me këtë argument, por sigurisht që ne në atë moment nuk mund të hipotezonim që Gjykata Kushtetuese sot, biles është bërë edhe një kërkesë nga deputetetë për përshpejtim të gjykimit të çështjes pasi me ezaurimin nga Parlamenti, ezaurohej kërkesa e pagjykuar, kështu që ata e rrëzuan siç jeni në dijeni.

Më pas ai ka shtuar se Gjykata kushtetuese  ka bërë një gafë juridike.

“Është një vëtëvrasje që ka bërë Gjykata Kushtetuese, pra, është unikale në histori që Gjykata Kushtetuese jep një vendim anti-kushtetues.”

Ai shtoi se pjesa e fundit e materialit të Gjykatës Kushtetuese thotë "Për rrjedhojë, kërkuesi i grupit të dëputetëve nuk legjitimohet ti drejtohet Gjykatës pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kopetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton që të jetë marrë ndonjë kopetencë apo të jetë cënuar drejtpërdrejt në kopetencë.”

Lexo edhe: Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD, i hap rrugë SPAK të arrestojë Sali Berishën

Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të mos shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga grupi i Rithemelimit, duke i hapur rrugë SPAK për prangosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa e deputetëve nuk është legjitimuar.

Referuar vendimit të marrë këtë të mërkurë, gjyqtarët e Kushtetueses janë shprehur se kërkesa duhet të bëhej nga vetë Sali Berisha, si palë e interesuar, dhe jo nga kolegët deputetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese