Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Avokati denoncon falsitetin e primareve të Tiranës: Në lista janë mbi 600 veta me pikëpyetje të madhe, sabotimi nga Vokshi dhe Bozdo

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i njohur Altin Goxhaj thotë se procesi i primareve të Partisë Demokratike është sabotuar qëllimisht nga Albana Vokshi dhe Eno Bozdo, për të favorizuar një kandidat të caktuar.

Goxhaj renditi disa pika, që sipas tij provojnë se sabotimi ka patur për qëllim kryesor demoralizimin dhe pengimin e kandidatit të primareve, Ilir Alimehmeti, mjeku i njohur që gëzon mbështetje të gjerë në publik.

Në një intervistë për “Fax News”, Goxhaj tha se në listat e votuesve të Tiranës, janë rreth 600 persona “me pikëpyetje”, shumë prej të cilëve janë sjellë nga rrethet.

Pjesë nga deklarata:

Unë kam parë sesi njerëz janë përpjekur të demoralizojnë procesin, të pengojnë Alimehmetin që të futet në garë. Aty ka njerëz të lidhur me Erion  Veliajn. Ka patur kandidatë që deri para 10 ditësh nuk e dinin nëse zgjedhjet do të bëheshin në 4 dhjetor apo në 27. I mbanin në errësirë që të konfuzonin kandidatët. Më morën në telefon dhe më thanë mund të vish të marrës formularin, unë duhet të dal në televizor që të më merrni në telefon? Procesi që organizoi Albana Vokshi dhe Eno Bozdo ishte të mos regjistroheshin në masë njerëzit në zgjedhje, këta e duan partinë e vogël, se ashtu ruajnë karriget e tyre.

Kur e them që ka pas një trend për të sabotuar vazhdimisht procesin, i referohem fakteve. Si mundet 2-3 degë në Tiranë të kenë një sallë me 40-50 karrige, dega ka qindra vetë. Sepse Belindin e kishte në xhep që i kishte kontaktet, kurse Ilir Alimehmetit i duheshin kontaktet. Për të bërë takimet, të shtunën ai është njoftuar një ditë para, ndërsa për takimin tjetër është kontakutuar në mëngjes. Nuk i jepnin mundësi, kjo bëhej në mënyrë të organizuar nga Vokshi dhe Bozdo.

Elementi i tretë ka qenë fakti i listave të simpatizantëve. Në Tiranë janë të regjistruar si simpatizantë, ka mbi 600 veta që paraqesin pikëpyetje të mëdha. Një pjesë e tyre nuk janë fare në Tiranë, janë sjellë nga rrethet, i ka sjellë Belindi në Tiranë me ndihmën e Besartit të FRPD.

Më shumë


spot_img









spot_img