Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Avokatët e Ylli Ndroqit kërkojnë heqjen e sekuestros ndaj 2 televizioneve dhe pasurive të tjera: Kompanitë kanë pësuar dëme të pariparueshme

Shkruar nga Newsbomb
Avokatet e Ylli Ndroqit

Avokatët e presidentit të RTV Ora dhe Ora News Ylli Ndroqi, Besnik Muçi dhe Jordan Daci, janë shprehur se kanë dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkesën për revokim të vendimit të gjykatës, e cila ka vënë nën sekuestro prej rreth tre muajsh pasuritë e Ndroqit.

Sipas Muçit, vendimi për sekuestro ka qenë një vendim i nxituar pasi prokuroria nuk ka kryer një hetim të hollësishëm dhe të plotë. Ai shtoi se kjo sekuestro ka sjellë dëme të mëdha për presidentin e RTV Ora dhe Ora Neës, si dhe rënien e vlerës së 22 pasurive të tjera.

“Dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për revokimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Apelit për vendosjen e masës sekuestro, në kuadër të ligjit Anti-Mafia, për pasuritë e shtetasit Ylli Ndroqi.

Ne e paraqitëm në prokurori duke vlerësuar se qëndrimi në fuqi i masës së sekuestros ka dëmtuar dhe po dëmton në mënyrë të pariparueshme, ka ulur në mënyrë drastike vlerën e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi si dhe ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme imazhin e markave të njohura që ky shtetas përfaqëson këtu.

Në gjykimin tonë, kërkesa e prokurorisë dhe vendimi i gjykatës për vendosjen e masës së sekuestros, minimumi ka qenë një kërkesë e nxituar pasi prokuroria nuk ka kryer hetim të plotë, sipas parashikimeve të Ligjit Anti-Mafia. Sipas nenit, 2, 6, 7, 8, 9, 10 të këtij ligji.

Përveç se ka kryer verifikimin e pasurisë që ka, zoti Ylli Ndroqi nuk ka kryer asnjë hetim lidhur me burimin e të ardhurave. Sipas provave që paraqitëm në prokurori rezulton se, çdo cent apo qindarkë e shpenzuar nga zoti Ylli Ndroqi rrjedh nga burime të ligjshme e të deklaruara”, thanë avokatët e Ylli Ndroqit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll