Hapësire reklamuese

Politikë

Avokatët e Berishës paraqiten në GJKKO, tjetër kërkesë për përjashtimin Gjokës

Shkruar nga Newsbomb
Avokatët e Berishës paraqiten në GJKKO, tjetër

Avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, janë paraqitur mesditën e kësaj të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se ata janë paraqitur për të marrë provat e materialeve të audiove të seancave dhe procesverbalet për të provuar pretendimet e tyre për nëashmërinë e gjyqtares, Irena Gjoka.

Gjithashtu ata pritet që të depozitojnë një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.  Ata pretendojnë se gjyqtarja është në konflikt interesi përsa i përket gjykimit të ish-liderit të PD.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të ORganizuar rrëzoi dy ditë më parë kërkesën e avokatëve të Berishës për përjashtimin e Gjokës nga çështja për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Vendimi u mor nga gjyqtarja, Rudina Palloj, e cila u përcaktua përmes shortit për të marrë përsipër këtë rast.

Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.

Kjo kërkesë i’u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhej në njoftimin e bërë.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme shtyu sërish dhënien e vendimit për masën ndaj ish-kryeministirt Berisha. Seanca e radhës pritet të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese