Hapësire reklamuese

Politikë

Avokatët do bojkotojnë seancat, reagon Manja: Harta e re gjyqësore është në përputhje me paketën e reformës në drejtësi

Shkruar nga Newsbomb
Avokatët do bojkotojnë seancat, reagon Manja: Harta e re

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me debatet që ka shkaktuar harta e re gjyqësore dhe për grevën që kanë paralajmëruar avokatët.

Ministri thotë se harta është në përputhje me reformën në drejtësi dhe se ka qenë Këshilli i Lartë Gjyqësor që ka miratuar të shtunën hartën gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend.

Manja shkruan se harta e re e vendit do të ketë 13 gjykata nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

“Në përputhje me paketën e reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ngriti një Grup Ndërinstitucional për të kryer vlerësimin e sistemit gjyqësor dhe për dhënien e rekomandimeve lidhur me mënyrën më të mirë të riorganizimit të gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të shtunën hartën e re gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend.

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë” shkruan Manja në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll