
Një ankesë e papritur ka ardhur nga të burgosurit e burgut 313 për Prokurorinë dhe Gjykatat.
Të burgosurit, përmes një letre kanë parashtruar disa ankesa, pasi pretendojnë se Prokuroria po i akuzon me ambicie dhe bindje juridike, ndërsa avokatët bëhen palë me gjykatat e Prokurorinë.
Ata i bëjnë apel institucioneve më të larta të shtetit të japin amnisti.
'Ankesa jonë e parë është për prokurorinë. Prokuroria po na akuzon me ambicie dhe bindje juridike. Edhe gjykatat mbështesin prokurorinë. Edhe avokatët bëhen palë me gjykatat e prokurorinë. I bëjmë apel institucioneve më të larta të shtetit. Drejtësia e vetme për ne mbetet amnistia. Amnistia të jepet më shumë se tre vjet', thuhet në letrën e të burgosurve.