Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Avokat Ngjela: Nëse Basha s’do e kishte përjashtuar, a do fliste Sali Berisha kundër tij?

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokat Spartak Ngjela shkruan për zhvillimet që po ndodhin në Partinë Demokratike, për tubimet e ish-kryetarit Sali Berisha. Ai thotë se Berisha po e sulmon Bashën ngaqë këtë të fundit tashmë e ka pranuar dhe Amerika.

“Po mos e kishte përjashtuar Basha Saliun nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do të fliste Saliu kundër Bashës? Pse, Saliu, të gjitha këto që po na thotë kundër Bashës, i ka marrë vesh pasi atë Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar? Po Saliu, që i ka kundër të gjitha këto pyetje; mendon se Shqiptarët janë pa mend në kokë?”, janë disa nga pyetjet retorike që shtron avokati.

Shkruan Spartak Ngjela:

Po mirë; ky Saliu që e gjeti fajtorin Basha më në fund, nuk po na thotë se, sa është faji i tij që e vendosi atë si kryetar të Partisë Demokratike.

Por, cili është faji kryesor i Bashës; se atë po e pranon Amerika për ta futur Partinë Demokratike në Ushington?

Logjika na thotë saktë se Saliu, pikërisht për këtë, po e fajëson Bashën; sepse Bashën e pranon Uashingtoni, dhe Uashingtoni nuk pranon Saliun.

Por le të vijojmë…

Po të mos kishte dashur Saliu, zgjidhej dot ky Basha si kryetar i Partisë Demokratike?

Po mos e kishte përjashtuar Basha Saliun nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do të fliste Saliu kundër Bashës?

Pse, Saliu, të gjitha këto që po na thotë kundër Bashës, i ka marrë vesh pasi atë Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar?

Po Saliu, që i ka kundër të gjitha këto pyetje; mendon se Shqiptarët janë pa mend në kokë?

Dhe, më në fund: çfarë kërkon të arrijë Saliu në funksion të së mirës ndërkombëtare perëndimore të Shqipërisë?

Por, nga pyetjet del se ai nuk po lufton për përmirësimin e drejtimit të Shqipërisë; por, për të shpëtuar veten.

Po si do ta shpëtojë Saliu vetveten?

Këtë, që neve na duket absurde; sigurisht që e di vetëm ai, Saliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img