Avokati i njohur Spartak Ngjela, është shprehur se këtë të enjte se audio-përgjimi i publikuar ditë më parë, për urdhrat e Gradës më 21 Janar 2011, nuk është një provë gjyqësore sepse duhet që gjykata të kishte dhënë leje për të.
Në një intervistë për RTV Ora, Ngjela tha se megjithatë audio-përgjimi mund ta çojë hetimin drejt një prove gjyqësore.
“SPAK nuk e ka hetuar 21 janarin, por e ka gjykuar gjykata e zakonshme. Por duke qenë se ka një akuza ndaj një ish-kryeministri, apo një ministri, ajo shkon në SPAK. Vendimi për 2 të dënuarit nuk preket. Fakti që ajo është hetuar dhe nuk janë zbuluar autorë të tjerë, nuk do të thotë se nuk mund të hetohet.
Përgjimi i Gardës nuk është provë gjyqësore, por mund ta çojë hetimin drejt një prove gjyqësore. Provë gjyqësore do të ishte nëse do të kishte leje nga gjykata. Duhet dhënë leja nga gjykata të konsiderohet si provë. Në këtë rast nuk është kthyer në provë. Kur fillon hetimi dhe kur merren personat të pandehur, atëherë nuk ka më sekret. Tani hetimi është sekret”, u shpreh Spartak Ngjela.