Hapësire reklamuese

Politikë

Avioni u rrëzua në Shqipëri, Yuri Kim shkon në shtëpinë që strehoi infermierët dhe mjekët amerikanë: Banesa e shqiptarit e Zotit dhe e mikut

Shkruar nga Newsbomb
Avioni u rrëzua në Shqipëri, Yuri Kim shkon në

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka vizituar një familje e cila ka strehuar infermierët dhe mjekët amerikanë, avioni i të cilëve u rrëzua në vendin tonë në vitin 1943.

Këtë vizitë e ka konfirmuar vetë ambasadorja përmes një postimi në “Facebook”. “Kur një shqiptar apo shqiptare të jep fjalën, mund të mbështetesh tek ajo fjalë pa asnjë dyshim”, me këtë fjali e ka nisur postimin e saj ambasadorja, ku më tej ajo liston të gjitha mikëpritjet që shqiptarët i kanë bërë shtetasve të huaj.

Ajo gjithashtu shkruan se dëshira është e madhe që sa më shumë njerëz, amerikanë në veçanti, të dëgjojnë se si disa banorë të një fhsati në Shqipëri ndihmuan 30 infermierë dhe mjekë amerikanë në vitin 1943.

““Kur një shqiptar apo shqiptare të jep fjalën, mund të mbështetesh tek ajo fjalë pa asnjë dyshim.

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.” Sipas kodeve të vjetra të nderit të shqiptarëve (“Besa”), shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut nën çatinë e tij apo të saj.

Bota e di mirë se si shqiptarët u kanë dhënë strehim të përkohshëm mijëra afganëve që vrapuan të shpëtojnë nga talibanët. Në fakt, Shqipëria ishte vendi i parë që doli vullnetar për ndihmë. Gjithnjë e më shumë njerëz po mësojnë se si shqiptarët e zakonshëm i mbrojtën hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u bërë i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa në fillim (dhjetëfish!).

Por unë dua që më shumë njerëz, amerikanë në veçanti, të dëgjojnë se si disa banorë të një fshati shqiptar ndihmuan 30 infermiere dhe mjekë amerikanë në vitin 1943 kur avioni i tyre ra në Shqipërinë e kontrolluar nga nazistët. Ç’episod dramatik! Pavarësisht rrezikut për jetët e tyre, fshatarë të Belshit, zona ku avioni u rrëzua, i fshehën amerikanët, duke i çuar nga shtëpia në shtëpi, në mënyrë që ata të mund të arratiseshin. Ishte një nder të vizitoja shtëpinë e familjes Zena dje në Merhoje, Belsh dhe të degjoja prej Mehmetit se si babai, Dane dhe gjyshi, Maksut i strehuan amerikanët për një muaj. Madje, familja e tyre theri një viç për të ushqyer mysafirët. Falë njerëzve si familja Zena, amerikanët mundën të dilnin të gjallë. Zoti e bekoftë popullin shqiptar për kodin e nderit dhe mikpritjes. Ne ju jemi mirënjohës përgjithmonë." - Ambasadorja e SHBA Yuri Kim”, shkruan ambasadorja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.