Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Avioni u rrëzua në Kelmend nga mbingarkesa, gazetari: Do ngarkohej me 200 kg drogë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha thotë se avioni që u rrëzua paraditen e djeshme në afërsi të Vermoshit, në zonën e Kelmendit, do të ngarkohej me 200 kg drogë e llojit Cannabis sativa.

“4 tetor 2021 – Rrezohet ne fushen e Velipojes, Vermosh, nje avion i paidentifikuar, i ardhur nga Mali i Zi, per te marre nje sasi afro 200 kg kanabis. Piloti mbetet i panjohur”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Ndërkohë, më herët nga burime jozyrtare është bërë me dije se avioni është ulur fillimisht në Kelmend dhe më pas kur është ngritur në fluturim për herë të dytë, është rrëzuar pasi është përplasur me disa pisha të larta.

Menjëherë aty shkoi një fuoristradë e bardhë dhe mori pilotin dhe pasagjerin. Policia sot njoftoi se në avion nuk u gjet asgjë e paligjshme, por mjeti fluturues nuk kishte asnjë dokument dhe simbol identifikimi. Një bari i zonës u shpreh për mediat se për 45 minuta fuoristrada mori një “diçka” nga avioni dhe u largua.

Sipas ekspertëve të fushës, dyshohet se avioni i modelit “piper” është rrëzuar nga mbingarkesa, por se me çfarë ishte ngarkuar nuk dihet ende.

Më shumë




spot_img








spot_img