Hapësire reklamuese

Bota

Avioni spanjoll lëshon pa dashje raketën në Rusi

Shkruar nga Newsbomb

Një avion luftarak spanjoll ka lëshuar aksidentalisht një raketë në drejtim të Rusisë, gjatë manovrave stërvitore në kufi.

Ushtria estoniane tha se është në kërkim të mbetjeve nga raketa ajër-ajër e lëshuar nga avioni Eurofighter Typhoon të martën në pasdite.

Piloti i po kryente disa manovra gjatë stërvitjes së NATO-s, kur pa dashje lëshoi një raketë AMRAAM (Raketë e Avancuar Ajër-Ajër me Reze të Mesme) që për herë të fundit u pa rreth 40 kilometra nga qytetio Tartu në veri të Estonisë.

Lidhur me incidentin ka reaguar edhe kryeministri i Estonisë, shtet aleat i NATO duke e quajtur “jashtëzakonisht për të ardhur keq”, por konfirmoi se nuk ka viktima në njerëz dhe shtoi se ushtria do bëjë çdo gjë për të zbardhur ngjarjen dhe për t’u siguruar se nuk do të ndodhë më. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll