Avioni rrëzohet mbi çatinë e hotelit, humbin jetën mbi 100 persona

Publikuar tek: bota, më 13:28 30-06-2015 Avioni rrëzohet mbi çatinë e hotelit, humbin jetën mbi 100 persona

Më shumë se 100 persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Indonezi.  Një avion ushtarak Hercules C-130 është rrëzuar dhe është përplasur  para një hoteli dhe dy shtëpive  duke shpërthyer në flakë. Kreu i Forcave Ajrore Agus Supriatna është shprehur për mediat vendase se asnjë nga 113 pasagjerët në bord nuk ka mundur  të shpëtojë. Ndërkohë që rreth 50 veta janë dërguar në spital pasi kanë mbetur të plagosur.

Avioni është shkrumbuar i tëri dhe vetëm bishti i tij mund të identifikohet. Dëshmitarët janë shprehur se avioni ka  bërë dy rrotullime në tentativë për tu ulur dhe për të tretën herë  është rrëzuar mbi çatinë e  hotelit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Kjo është hera e dytë në 10 vjet që një avion rrëzohet në qytetin Medan.Në shtator 2005, një avion Boeing u rrëzua, duke vrarë 143 njerëz.

avioni1

avioni 2

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm kamikaz në Kabul, afër një qendre tregtare dhe ambasadës amerikane
Loki hëngri kek me marijuanë, ja pasojat (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011914014816284
array(1) { ["section"]=> string(71) "avioni-rrezohet-mbi-catine-e-hotelit-humbin-jeten-mbi-100-persona-14992" }